ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

TEATRI KOMBËTAR/ Një tjetër aktore e cituar, nxjerr blof Ramën: Është hera e dytë që ndodh ky keqkuptim…

Kryeministri Edi Rama ka postuar qëndrimin e një tjetër aktoreje që sipas tij është për një Teatër të ri Kombëtar. Bëhet fjalë për aktoren dhe regjisoren Ilire Vinca, anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas Ramës, aktorja thotë se një teatër i ri do të ishte freski për audiencës, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt.

Por vetë aktorja, shkruan në postimin e Kryeministrit Rama se mendimin nuk e kishte dhënë për Teatrin Kombëtar, duke shprehur keqardhje.

I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, shkruan aktorja.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.