
Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur Ndryshimin! Takimet me qytetarët shkodranë, janë frymëzim për të arritur qëllimin tonë të përbashkët: Një qeveri që u shërben shqiptarëve dhe jo një grushti oligarkësh.
Banorët e lagjes nr. 3 në qytetin e Shkodrës, janë më të vendosur se kurrë për të nxjerrë në pension këtë qeveri që i persekutoi për 8 vite. Nuk votohet as për Lulzim Bashën dhe as për atë që nxorri nga shinat e normalitetit këtë vend për 8 vjet rresht.
Sot, të gjithë votojmë për vete, për fëmijët tanë, për Shkodrën tonë që e duam sa jetën tonë! Vota me 25 Prill për Partia Demokratike, është pikënisja e Ndryshimit në jetën e gjithsecilit, pavarësisht bindjeve.