Helidon Bushati ka patur sot ditëlindjen. I përfshirë në fushatë jo vetëm si kandidat por edhe si drejtues politik i PD- së për Qarkun Shkodër, për të festuar ditëlindjen e tij, duket se ka menduar shtabi që ai ka ngritur. Pjesë e festës, natryshëm është bërë edhe familje, dy fëmijët dhe bashkëshortja.
“Tradita e grupit vazhdon, por sot ishte rradha ime. Falemnders shtabit që përveç punës, gjeten kohën për një nga surprizat më të bukura për mua dhe familjen time.”, shkruan Helidon Bushati, i cili nuk është e vështirë të kuptohet nga fotot se jo vetëm është surprizuar, por edhe e ka shijuar “ditëlindje në kohë fushate”. Edhe 100 Helidon, edhe pse urimi i stafit tëndë, e pranojmë, është më i gjetur. /ShkodraWeb Media/