NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Takimet Muzikore të Dy Botëve” risi në Shkodër, Europa takon Azinë në Teatrin “Migjeni” të mërkurën…

Nata finale e festivalit të 13 “Takimet Muzikore të Dy Botëve” do të mbahet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Universi Nomad është titulluar kjo natë tejet e veçantë që bën bashkë Europën dhe Azinë Qendrore. Tingujt e Lahutës se rapsodes shqiptare Lumturije Nonaj do të ndërthuren me tingujt e kobuzit të Kazakistanit.

Dy virtuozë nga Azia Qendrore, Aigerim Matayeva në piano dhe Aigerim Yersainova Shuster në vegla instrumentale tradicionale të Azisë Qendrore nga skenat evropiane, vijnë në Teatrin “Migjeni” të mërkurën 9 tetor ora 19:00.


Një koncert në bashkëpunim me festivalin francez Univers Nomad. Aty ku Evropa takon Azinë!

Hyrja falas!

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media