Marko Djarmati, drejtori i Vllaznisë në emisionin Euromania, ka treguar edhe tratativat me Bruno Telushin. Mesfushori ishte një objektiv për shkodranët, teksa Djarmati thekson se ia plotësuan të gjitha kërkesat lojtarit, por për arsye familjare Telushi vendosi të mos kalojë te Vllaznia.
“Ne kemi diskutuar gjatë me Bruno Telushin. Vllaznia pranoi që t’i plotësojë të gjitha kushtet lojtarit, pra, çdo gjë që ai ka kërkuar, por në fund ai ka vendosur të mos vijë në Shkodër për arsyen e tij. Është më mirë ta thotë vetë lojtari.
Ne si klub i kemi plotësuar çdo kusht Telushit. Ai na ka thënë se për arsye familjare nuk do të vijë në Shkodër. Kjo është vërteta e bisedimeve me mesfushorin vlonjat”, u shpreh Djarmati.