Elseid Hysaj duket shumë pranë Lacios, madje mediat italiane e bëjnë fakt të kryer se zyrtarizimi do të vijë që këtë javë.
Mbrojtësi i kombëtares nuk pranoi rinovimin me Napolin dhe në këtë formë do të provojë një tjetër eksperiencë në Serinë A, këtë herë në kryeqytet me ngjyrat bardhektër.
Për shkodranin është gati një kontratë katërvjeçare nga drejtori Igli Tare, teksa në këtë formë, Lacio gëzon edhe trajnerin e saj të ri Mauricio Sarrin.
Ky i fundit ka qenë gjithnjë një admirues i Hysaj dhe e kërkoi me ngulm t’i bashkohej te Lacio. Kështu, duket e zgjidhur edhe e ardhmja e shumëpërfolur e mbrojtësit anësor. /VipSport/