Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Sulmues +20 gola vështirë të gjesh”, datëlindja e një bomberi, Vioresin Sinani: E parakalojmë Tiranën…!

ShkodraWeb 6 November, 2022
vioresin-sinani

Vioresin Sinani ose ndryshe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kampionatet shqiptare mbushi dje 45 vjeç. Urimet e para i mori nga miqtë e tij më të ngushtë, pjesëtarët e klubit dhe natyrisht tifozët shkodranë, të cilët e kanë edhe sot e kësaj dite idhull ish-sulmuesin, që ka shënuar 208 gola në kampionatin tonë si pjesë e Vllaznisë, Tiranës dhe Besës.

Dje, duke përfituar edhe nga fakti se Sinani kishte ditëlindjen, “Panorama Sport” kontaktoi me ish-bomberin, i cili prej muajsh është zv.trajner i Vllaznisë. Ai foli ekskluzivisht për gazetën në lidhje me skuadrën, fitoren e fundit, por jo vetëm, teksa bëri një koment edhe për mungesën e golashënuesve tipikë, jo vetëm te Vllaznia, por përgjithësisht në futbollin shqiptar.

Mesa duket skuadra ju bëri një dhuratë të bukur për ditëlindje me atë fitore që arriti në Kukës?

Patjetër që ishte një dhuratë shumë e bukur, pasi tri pikë në një fushë si ajo e Kukësit nuk janë të lehta. Djemtë luftuan për çdo top dhe në fund meritojnë veç përgëzime.

Tri pikë me shumë vlerë pas një ndeshjeje relativisht të mirë, por sërish minutat e fundit po kthehen në një makth për Vllazninë?

Tri pikë të merituara kundër një Kukësi të vështirë dhe me lojtarë cilësorë, por Vllaznia e dominoi ndeshjen dhe mendoi se e meritoi fitoren.

A duhet që pas këtyre javëve të kishte më shumë pike në renditje?

Ju e shikoni që është një kampionat i vështirë, ku pikët nuk merren kollaj dhe pa luftuar fort me çdo skuadër.

Unë mund të them që Vllaznia lufton për pikët maksimale.

Ju vjen keq që Vllaznia në këtë sezon po vuan të gjej golin, çfarë po ndodh?

Vllaznia nga ndeshja në ndeshje po vjen duke e rritur lojën sulmuese. Disa lojtarë që vijnë nga dëmtimet dhe që luajnë në pjesën ofensive po kthehen në formën e duhur. Ekipi në ndeshjen e fundit krijoi disa raste të mira shënimi me mesfushorët e sulmuesit ku mund të shënonin disa gola, por në përgjithësi jemi të kënaqur nga kjo ndeshje.

Pas 11 javëve vjen goli i parë nga një shkodran, por gjithsesi është një mbrojtës, kur do të shënojnë të tjerë Sinanë për sulmin shkodran?

Rëndësi ka të shënohet dhe të fitohet. Hakaj ka realizuar një perlë dhe meriton përgëzime. Koha do ta tregojë, por sulmues që shënojnë shumë është vështirë të gjesh. Kur i kanë klubet, duhet t’i shtrëngojnë fort, sepse me golat e tyre i japin shumë pikë skuadrës.

Ju vjen keq si një ish-goleador që Vllaznia vuan në sulm?

Vllaznia është një superklub në Shqipëri dhe gjithmonë futbollistët e saj janë të lakmuar në Shqipëri e jashtë saj. Vllaznia zhvillon një lojë kolektive dhe goli vjen nga të gjithë repartet. Puna e sulmuesit është fat për çdo klub po pati një sulmues që shënon 20 gola në një kampionat.

Java e ardhshme ju afron një sfidë që për ju sjell përherë emocione, përballja me Tiranën?

Tiranën e respektoj, por ne kudo shkojmë për fitore. Mbetet një betejë e bukur për të gjithë ambientin futbolldashës në Shqipëri. Janë dy skuadra të traditës shqiptare. Janë dy skuadra elitare në Shqipëri.

A do të kërkojë Vllaznia një tjetër fitore në kryeqytet?

Uroj dhe shpresoj që të fitojmë. Patjetër që ne do ta kërkojmë atë. Do të luftojmë në çdo ndeshje për tri pikë.

Së fundmi duke ju uruar edhe 100 vite të tjera e asnjëherë larg Vllaznisë e futbollit, dita e lindjes iu kushtua familjes apo edhe familjes së madhe, Vllaznisë?

Po e kam kaluar edhe pranë familjes sime dhe gjithashtu pranë familjes së madhe, Vllaznia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DOKUMENTI – “Penalitete të konsiderueshme financiare”, Universiteti “Luigj Gurakuqi” merr paralajmërimin e fortë…
Artikull pasardhës: FOTO – Kush është radikalisti fetar që mbajti për 6 vite të ngujuar gruan dhe djemtë, pamje brenda banesës së “ferrit”

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.