Një sulm me thikë është shënuar sot në një supermarket në Francë në”La Seyne-sur-Mer”. Sipas informacioenve që janë raportuar në mediat e huaja, mësohet se një grua ka goditur punonjësin e supermarketit dhe një klient, duke i lënë të plagosur.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist por raportohet se gruaja gjatë sulmit ka thirrur “Allahu Ekber”. Policia ka vënë në pranga autoren e sulmit dhe pritet të jap në vijim detaje rreth shkaqeve të ngjarjes. /panorama.com.al/