NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Strategjia e re e Ademit: Vllaznia të administrohet nga figurat e futbollit shkodran, ja cilët janë (lista)

Pas largimit të administratorit Astrit Gjyrezi, tek Vllaznia pritet të largohet edhe Këshilli Mbikëqyrës i klubit shkodran.

Jo më kot, në takimet që kryebashkiakja Ademi ka patur ditët e fundit me grupin e specialistëve të futbollit shkodran, ka nisur edhe propozimi i emrave për Këshillin e ri.


Nga sa bëhet e ditur, emrat e propozuar dhe që do të kalojnë për miratim në Asamblenë e Përgjithshme (Këshillin Bashkiak) të klubit janë ato të Sabah Bizit, Paulin Ndojës, Taip Piraniqit, Fatmir Paçramit, Lazer Matisë, Mhill Shkëmbit dhe Erogen Brajoviç (Vaso).

Megjithatë duhet pritur edhe disa ditë për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet sepse për të nisur funksionimin Këshilli i ri, duhet së pari të japë dorëheqjen ai i vjetri, gjë që deri më tani nuk ka ndodhur. /shkodrasport.com/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media