
Një skandal është raportuar në linjën e fluturimeve “Blue Panorama”. Mesohet se “Blue Panorama” ka shtyrë fluturimin me rreth nëntë orë. Avioni ishte parashikuar të nisej nga qyteti i Bergamo në Itali në orën 14:15, ndërsa fluturimi është shtyrë për në orën 23:10.
Mësohet se në avion ishin 100 shqiptarë, të cilët janë lënë në pritje në aeroportin italian. Ndërkohë, nga ana e kompanisë nuk ka asnjë informacion për qytetarët, të cilëve do iu duhet të presin plot 9 orë për të kryer udhëtimin e tij drejt Shqipërisë. /shqiptarja.com/