Konfederata e Sindikatave kërcënon qeverinë Rama me protesta, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj, për kontratat kolektive, rritjen e pagës minimale me 30 % brenda 2017 dhe miratimin e statusit të profesionave të vështira. Presidenti i kësaj sindikate, Kol Nikollaj, në një dalje për mediat i kujtoi kryeministrit, Edi Rama, se ka ardhur koha që dinjiteti i punëtorëvë shqiptarë të mos nëpërmbet, ndërsa shtoi se protestat do jenë masive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Nikolla evidentoi faktin se Shqiperia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një ligj për veprimtarinë sindikale, e kjo sipas tij na rendit krahas vendeve të Afrikës Veriore.
Kolë Nikolla ftoi opozitën dhe median të mbështesin nismën Konfederates së Sindikatave për ti rikthyer dinjitetin punëtorit shqiptar. /rozafa.tv/