Skip to content
30 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Rajoni & Bota

Shuhet patriarku i gazetarisë italiane, ishte ndër personalitetet më me ndikim në vendin përtej Adriatikut

ShkodraWeb 1 year ago

Nga Italia vjen lajmi i keq! Ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, Piero Angela, i pagëzuar si “patriarku italian” i gazetarisë dhe popullarizimit të shkencës në televizion. Njoftimin e dha sot familja e tij. Në një postim në rrjetet sociale, ku Alberto Angela bëri të ditur vdekjen e babait të tij, shkruan:

“Rrugëtim të mbarë në përjetësi, baba!”.

I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela e filloi karrierën e tij në gazetari në “RAI” si gazetar radioje, ndërsa më vonë u bë korrespondent dhe prezantues lajmesh.

Popullariteti i tij i gjerë në botën e televizionit ka të bëjë me programet popullore shkencore, që themeluan një traditë solide të dokumentarëve shkencorë në televizionin italian.

Piero Angela gjithashtu është autor i shumë librave kushtuar shkencës: Në Kërkim të Jetës në Kozmos (1980); Makineria që Mendon (1983); Oqeanet (1991); Sfida e Shekullit (2006); Përse Duhet të Bëjmë më Shumë Fëmijë (bashkë-autor me L. Pinna, 2008); Për Çfarë Duhet Politika? (2011); Pas Kuintave të Historisë; Jeta e Përditshme në Kohëra (bashkë-autor me A. Barbero, 2012); Udhëtim në Mendje: të njohim trurin që të jetë i shëndoshë (2014); 13 Miliardë Vjet; Sytë e Mona Lizës (2016) etj.

Në vitin 2017 botoi autobiografinë e tij e titulluar “Rrugëtimi im i Gjatë”. Në vitin 2004 iu akordua titulli Oficer i Lartë i Urdhërit të Meritës së Republikës së Italisë, si dhe titulli Kalorës i Kryqit të Madh të Republikës së Italisë në vitin 2021.

Më poshtë, letra e fundit publike e Piero Angela

Të dashur miq, më vjen keq që nuk jam më me ju pas 70 viteve së bashku. Por edhe natyra ka ritmet e saj. Kanë qenë vite, për mua shumë stimuluese, që më kanë bërë të njoh botën dhe natyrën njerëzore.

Mbi të gjitha, kam patur fatin të njoh njerëz që më kanë ndihmuar të realizoj atë që çdo njeri do të dëshironte të zbulonte. Falë shkencës dhe një metode që mundëson përballimin e problemeve në mënyrë racionale por në të njëjtën kohë, njerëzore.

Pavarësisht një sëmundje të gjatë, ia kam dalë të çoj në fund të gjitha emisionet e mia dhe projektet e mia (madje edhe një kënaëqsi të vogël: një disk me muzikë jazz në pianoforte…). Por edhe 16 seri të dedikuara për shkollën mbi problemet e mjedisit dhe energjisë.

Ka qenë një aventurë e jashtëzakonshme, e jetuar intensivisht dhe e mundësuar falë bashkëpunimit të një grupi të madh autorësh, bashkëpunëtorësh, teknikësh dhe shkencëtarësh.

Sipas meje, jam përpjekur të tregoj atë që kam mësuar. Shumë të dashur të gjithë, mendoj se e kam bërë pjesën time. Përpiquni të bëni edhe ju tuajën për këtë vendin tonë të vështirë.

Një përqafim të madh,

Piero Angela

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: VIDEO – “U ndjeva i pengmarrë”, Policia Kufitare i bllokoi skafin në Velipojë, flet pronari shqiptaro- amerikan i mjetit…
Lajmi pasues: HOROSKOPI – Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e diel 14 gusht 2022, çfarë ju rezervon fati…?

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

5 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

8 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

8 hours ago

TË FUNDIT

  • “As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë 29 September, 2023
  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

5 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

8 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

8 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.