Partizani i Ilir Dajës ende nuk është futur në “shinat” e duhura teksa sot ka zhgënjyer në testin miqësor ndaj Egnatias. Ndryshe nga sfida e fundit ku barazuan ndaj Korabit, këtë herë të kuqtë nuk kanë mundur të shmangin disfatën.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-1 për Egnatian, ndërsa golin e sfidës e realizoi afrimi i tyre i ri në këtë merkato, ish-futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.
Shkodrani përfitoi nga një goditje 11-metërshi në minutën e 16, duke ekzekutuar saktë dhe në këtë formë vendosi këtë test miqësor. Kështu, trajneri Ilir Daja ka ende shumë punë përpara për të rikthyer skuadrën në gjendjen e duhur.