Gazetarët në Tiranë e njohin të gjithë. Fillimisht si ish- kolege e prej vitesh tashmë, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun në Kuvendin e Shqipërisë. Manjola Zekaj, bashkëshorte e gazetarit të spikatur Edmond Arizaj, njihet veç të tjerave edhe për promovimin e pandërprerë që i bën Malësisë së Madhe. Krenarinë e shpreh gjithnjë edhe përmes rrjeteve sociale.
Një një komunikim të para disa kohëve, Manjola na rrëfeu një ëndërr që ajo kishte: Të vishte xhubletën, veshjen tradicionale dhe unikale të vajzave e grave në Veriun e Shqipërisë, natyrisht edhe Malësisë së Madhe. ajo ia doli ta realizojë këtë ëndërr dhe fotot i bashkëndau me të gjithë në rrjete sociale, duke vertetuar edhe njherë atë që thamë: Nuk lë rast e mundësi pa shprehur krenarinë për Malësinë e Madhe! Më poshtë, postimi i saj shoqëruar edhe me fotot që vetë manjola ka publikuar.
“T’jam falë Malësi e Madhe! Ty dhe bukurive të kësaj krahine! Sot ndjehem tamam malësore. Nuk kam ndjerë kurrë emocion më të veçantë, se kur vesha këtë xhubletë, që mban brenda shumë histori.
Veshja më e vjetër shqiptare, mbi 4 mijë vjeçare. M’u duk vedi shtojzovalle… E gjeta vedin te këngët e te paarritshmit Sali Mani… Për një çast përjetova ate që dhjetra zana malit të Malësisë ndiejnë në Log të Bjeshkëve, kur parakalojnë me të mrekullueshmen xhubletë.
Një ëndërr që m’u bë realitet falë një personi që din të falë dhe të dhurojë dashuri. Dila Vacaj, ose zysh Dila, siç unë i them. Të falenderoj me zemër për gjithçka! Nuk u lodhe me mua, me pyetjet e mia të pafund, kurioze për gjithçka.
Dila Vacaj një emër i njohur për banorët e Malësisë, Presidente e Shoqatës Kulturore “Jehoha e Kelmendit”, një ndër organizatoret më aktive të Logu i Bjeshkëve. Pjesëmarrëse në festivalet e Gjirokastrës, Kosovës (Skenderaj), Vitojë, Vuthaj, Tiranë etj. Faleminderit zysh Dila! Faleminderit Malësi!”, shkruan Manjola Zekaj Arizaj, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun në Kuvendin e Shqipërisë por fillimisht, bijë krenare e Malësisë së Madhe. /ShkodraWeb Media/