Eksperimenti i rrezikshëm në Gjermani, tre koncerte me 4 mijë spektatorë për të studiuar efektet e Covid-19

Ndoshta mund të duket koha me e keqe per te eksperimentuar me njerezimin, por Gjermania ka ndermarre nje eksperiment te rrezikshem. Tre koncerte pop janë duke u organizuar sot në Gjermani pasi studiuesit duan të hetojnë rreziqet e përhapjes së korona virusit.


BBC raporton se rreth 4,000 vullnetarë që gëzojnë shëndet të mirë nga 18 deri 50 vjeç u regjistruan për studimin e së Shtunës që mbahet në Leipzig, të kryer nga Universiteti Halle, ndersa kantautori Tim Bendzko pranoi të performojë në të tre koncertet e njëpasnjëshme.

Studimi, i quajtur Restart-19 , u krijua “për të hetuar kushtet në të cilat ngjarje të tilla mund të organizohen gjatë pandemisë”, thanë studiuesit.

Shkencëtarët planifikuan të ekzekutojnë tre skenarë të ndryshëm me rreth 4,000 vizitorë në Quarterback Immobilien Arena në Leipzig gjatë së shtunës.

E para synon të simulojë një ngjarje para pandemisë, e dyta me higjienë më të madhe dhe një distancim shoqëror dhe i treti me gjysmën e numrave dhe me secilin person duke qëndruar 1,5 metër larg.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing