Vllaznia bën një tjetër afrim në merkato. Pak minuta me parë klubi shkodran ka njoftuar firmosjen e kontratës me sulmuesin brazilian Victor Matheus Da Silva Matos.
25 vjeçari ka luajtur sezonin e fundit në Poloni dhe vjen në Shkoder për të shënuar gola për Vllazninë.
Ja njoftimi i klubit shkodran për këtë afrim:
KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur me sulmuesin brazilian. Victor Matheus Da Silva Matos. Drejtuesit vijojnë punën për plotësimin e të gjitha kërkesave të stafit teknik dhe bërjen gati të skudrës për sezonin e ri futbollistik.