Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

Shqipëria humb një tjetër çeshtje në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ja cila është kompania që fitoi 45 milion dollarë…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Shteti shqiptar humb një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar duke detyruar taksapaguesit shqiptarë t’i paguajnë kompanisë greke “Aktor” 45 milionë dollarë.

“News 24” zbardhi dje vendimin e arbitrazhit të dhomës ndërkombëtare të tregtisë që detyron shtetin shqiptar të paguajë rreth 45 milionë dollarë për firmën greke “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendim thuhet se sipas kontratës palët kishin rënë dakord për ngritjen e një bordi mosmarrëveshjesh për zgjidhjen e me konsensus të pretendimeve, që palët mund të kishin gjatë zbatimit të projektit.

Nëse një nga palët nuk ishte dakord me vendimit e bordit atëherë mund t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar dhe konkretisht në Gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë.

Mosmarrëveshjet mes konsorciumit ndërtues dhe Autoritetit Rrugor të Shqipërisë lindën në vitin 2015, kur ndërtuesi paraqiti dy kërkesa për pagesë kostosh shtesë të punimeve për Segmentin III (Tiranë deri në hyrjen e tunelit) dhe Segmentin I (nga dalje e tunelit deri ne Elbasan) të autostradës, përkatësisht me vlerë 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë.

Pas një kalvari burokracish, në korrik të 2017 palët kanë rene dakord për të amenduar kontratën duke ngritur edhe një bord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Vendimet e bordit nëse nuk apelohen brenda 28 ditësh atëherë janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Ky bord më pas me dy vendime; 7 shtator dhe 9 tetor të 2017 ka vendosur që pala shqiptare t’i paguajë për punime shtesë kompanisë greke dy fatura të kripura prej 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë.

Duhet theksuar se gjithë procedura që nga ngritja e bordit deri në marrjen e vendimeve është bërë gjatë tranzitimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 2017-ës, ku Partia Socialiste fitoi mazhorancën parlamentare dhe dikasteri i rrugëve, Ministria e Transporteve që deri në atë kohë drejtoheshin nga LSI kaluar në duart e PS.

Me vënien e Damian Gjiknurit në krye të Transporteve dhe ndërrimin e drejtuesve të ARRSH-së, faturat madje nisën disa audite, por nga ana tjetër pretendimet e palës greke nuk u kontestuan brenda afatit 28 tetor. Kaq i ka mjaftuar kompanisë ndërtuese t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar.

Në 15 tetor të 2018-ës ka shkuar kërkesa në Gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, nga “Copri contruction” dhe “Aktor”, pala shqiptare është mbrojtur kryesisht me faktin se arbitrazhi ndërkombëtar nuk ka juridiksion për gjyqin, çfarë është rrëzuar nga tribunali.

Ndërkohë, arbitrazhi e ka quajtur të vlefshëm amendimin e kontratës dhe ngritjen e bordit të mosmarrëveshjeve si dhe ka detyruar shtetin shqiptar të paguajë dy faturat e pretenduara nga kompanitë greke me një total prej 45 milionë dollarësh amerikanë, duke përfshirë dhe TVSH-në dhe shpenzimet gjyqësore.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Ekzekutoi vëllain e kryebashkiakut, ja kush është autori i dyshuar dhe pistat e ngjarjes së rëndë…
LAJM PAS: Ndërroi jetë pas 25 viteve sherbim në M. Madhe, mjekët vlerësim dhe dhimbje për mjeken 48 vjeçare…

TË FUNDIT

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • Kryesore

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…

3 mins ago
“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

1 hour ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

2 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • “Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • “Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • “Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

TË FUNDIT

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • Kryesore

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…

3 mins ago
“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

1 hour ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

2 hours ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.