Skip to content
2 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Sociale

Ndërroi jetë pas 25 viteve sherbim në M. Madhe, mjekët vlerësim dhe dhimbje për mjeken 48 vjeçare…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

11

Është ndarë nga jeta në moshë shumë të re mjekja Majlinda Helmi Dokaj. Lajmi është dhënë nga kolegët e saj, të cilët përmes një publikimi në rrjete sociale, shprehin vlerësimin por edhe dhimbjen për mjeken që u nda nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 48 vjeçare.

Edhe pse e lindur në Divjakë, ajo sherbeu nga viti 1995 në Malësinë e Madhe, nga viti i largët 1995, kryesisht në Kastrat e më pas si mjeke familje. Ajo ishte bashkëshorte e një tjetër mjeku të njohur, Agim Dokaj. Ajo la pas edhe një vajzë, Lorenën. Më poshtë, dedikimi i kolegëve për mjeken Majlinda Helmi Dokaj.

Tepër e dhimbshme humbja e koleges Majlinda Helmi Dokaj, lindur më 13.04.1972 në qytetin e Divjakës.

Dr. Majlinda ka pasur një karrierë të spikatur në sistemin tonë shëndetësor, duke u emëruar në punë për herë të parë më 10. 08. 1995 e më pas duke vijuar si mjeke e përgjithshme në Qendrën Shëndetësore, Kastrat (1995-2007), Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Kastrat (2007- 2013) dhe në vazhdim, mjeke familje (2013- 2020).

Ajo i shërbeu profesionit të mjekut dhe pacientëve të saj gjatë gjithë jetës, si edhe në këtë kohë të vështirë pandemie, edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Dr. Majlinda do të mbetet një shembulli i profesionistes së përkushtuar, të dashur e të vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e saj, të cilëve u sherbeu me dinjitet e profesionalizëm.

Vleresojmë lart kontributin e Dr.Dokaj dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkeshortin e saj, Dr Agimin, vajzën e saj, Lorenën, si dhe për të afërm, miq e kolegë.

U prehsh në paqe !

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor , Shkodër

Dr.Astrit Beci.

ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllime bashkëshortit, Dr. Agimit, vajzës Lorena, familjarëve, të afërmëve, kolegëve, miqve e të njohurve të Dr. Majlindës që u nda nga jeta shumë para kohe. /ShkodraWeb Media/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Shqipëria humb një tjetër çeshtje në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ja cila është kompania që fitoi 45 milion dollarë…
LAJM PAS: “Një Zot e di sa jam ruajtur”, gazetari i njohur infektohet me Covid- 19: Por paskësh qenë e shkruar…!

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…
  • NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, Primo Shllaku dhe Blerta Kraja dy shkodranët që po mbledhin firmat…
  • Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.