Ekzekutoi vëllain e kryebashkiakut, ja kush është autori i dyshuar dhe pistat e ngjarjes së rëndë…

Policia ka arrestuar në kohë rekord, autorin e dyshuar të ekzekutimit së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë, ku mbeti e lënduar edhe motra e tij Eftiqi Qesko. Policia njofton se është vënë në pranga në vendin e quajtur “Livadhet” e autorit të dyshuar ngjarjes së rëndë, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të përdorur në ngjarje, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori është shoqëruar për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nga e majta, autori i dyshuar i arrestuar Kliti Leka, Niko Goro bisnesmeni i ekzekutuar

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima ishte pranë supermarketit të motrës. Niko Goro, është djali i xhaxhait i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit.

Pista paraprake e hetimit, është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro, në fushën e ndërtimit. Po ashtu flitet edhe për një borxh 70 mijë euro që bisnesmeni i ka patur autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë.