DOKUMENTI – “Shkollat mbyllen me 2 nëntor për tre muaj”, Ministria e Shendetësisë përgenjeshtron e-mail- in që qarkullon

Një email që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka bërë xhiro në rrjet.


Në e-mail- in që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.

Por si qëndron e vërteta?! ‘BalkanWeb’ u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që u konfirmua zyrtarisht se ky e-mail nuk është i vërtetë. Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals. /BW/

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing