Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

Takimi i rastësishëm me Benin në rrugën e Gjykatës në Shkodër pas shumë viteve dhe me hallin që e ka zënë…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

4

Sot rastësisht takova Benin. Kaloja në rrugën e Gjykatës dhe një zë i njohur më bëri të stopoj. Kishim kohë pa u takuar, edhe pse njihemi prej më shumë se 20 vitesh. Beni është në emigracion, në një nga shtetet që shqiptarët preferojnë më shumë.

U përqafuam dhe realisht, nuk dija çfarë të thoja. Padashur, u bë subjekt i medieve, për shkak të të birit, Ilirjanit 19 vjeçar. E kuptueshme, është i dërrmuar nga ajo që i ka ndodhur. “Vdekjen kisha menduar, por këtë që më ndodhi jo”, thotë Beni dhe përpiqet të fshijë lotët, duke ulur kokën dhe kthyer atë në një anë.

“Sot më erdhi përgjigja”, më thotë dhe më tregon celularin. “Djali ka fituar të drejtën për të studiuar në Akademinë e Rendit”, më thotë me gjysmë zëri.

Shumëkujt këto rreshta i duken patetik, por jo atyre që janë prindër të djemve në moshë adoleshence apo rinie të hershme. “Ti e di, unë ika nga Policia e Shtetit për arsye ekonomike dhe mora rrugën e emigracionit”, vazhdon Beni. Sepse me Benin njihemi prej kohësh dhe ia njohim vështirësitë e jetës njeri- tjetrit. “Pensionin që më takonte si ish- punonjës policie, 200 mijë lekë në muaj, ia lashë djalit por edhe e ndihmoja herë pas here nga Italia”, më thotë. “Kam komunikuar vazhdimisht me djalin, kam qenë në kontakt, ishim entuziast edhe për vazhdimin e shkollës”, shton.

“Nuk gjej asnjë shpjegim, asnjë arsye për veprimin e djalit, por patjetër ka qenë nën efektin e alkoolit ose ndonjë substance tjetër”, ul kokën duke folur Beni. “Prisja të mbaronte shkollën e mesme, nëse nuk do të siguronte vendin në Akademinë e Rendit, do ta merrja me vete në Itali”, shton gati si në faj për atë që ndodhi.

Ndërsa po qëndronim në këmbë në rrugën e Gjykatës, afrohet avokati që Beni ka marrë për çeshtjen e të birit. Është një emër shumë i njohur, ndoshta më i afti nga të gjithë. “Edhe ju mediat, publikoni e transmetoni lajme e informacione edhe jo zyrtare, edhe jo të vërteta”, më drejtohet avokati. Ngurroj ti kthej përgjigje, pasi njihemi prej kohësh dhe është vërtetë autoritet edhe për ne gazetarët. “Ndoshta edhe i publikojmë, por gjithmonë kur na konfirmohen nga burime të tjera dhe kurrë në kokën tonë”, përpiqem të shfajësohem disi.

Ilirjani 19- vjeçar ka bërë deklarata, siç edhe kushëriri i tij Verzani. Nuk ka folur në prani të një avokati të zgjedhur nga familja, por një tjetri që ka vënë firmën si i pranishëm në deponimin e parë të Ilirjanit dhe Verzanit.

Me instiktin e gazetarit, e pyes Benin për familjen tjetër, atë që rastësisht ka të njëtin mbiemër, Hasanaj. “I kemi miq, nuk kemi patur e nuk kemi asnjë konflikt të asnjë natyre. Nuk e di nga e ka sajuar edhe Ilirjani çeshtjen e pronësisë, që sipas medieve. Ka deklaruar në polici”, vijon Beni dhe shton gati si një çlirim “Fatmirësisht, shyqyr Zotit, e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe janë më mirë”.

“Ilirjanin e kam dorëzuar vetë në polici”, vazhdon rrëfimin Beni. Po imagjinoja se e vështirë është, sa forcë duhet të dorëzosh gjënë më të shtrenjtë, më me vlerë të jetës në duart e shtetit, duke ditur se rrezikon shumë, po vërtetë shumë, pavarësisht veprës së rëndë dhe deri tani, të pajustifikueshme e të pakuptimtë ka bërë djali yt.

Në rrethana të tilla, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nuk di çfarë ti them Benit, mikut tim të kahershëm, me të cilin u takuam rastësisht dhe për një rast aspak të mirë për ish- efektivin e Policisë së Shkodrës. “Ishalla të bëhet Zoti ndihmë”, i them me gjysmë zëri. Ndërsa me vete po mendoja “As hasmit nuk ia uroj një situatë të tillë”.

Benin e lashë aty, para ndërtesës së Gjykatës. Nesër, i biri, Ilirjani, do të ketë vlerësimin e masës së sigurisë. Sipas të gjitha gjasave, 19- vjeçari por edhe 23- vjeçari tjetër, do të duhet të qëndrojnë në paraburgim, deri në hetimin e gjykimin e plotë të çeshtjes. “Duhet të paguajë, për atë që ka bërë”, thotë Beni duke kafshuar buzën për të ndalur lotët sërish.

Nuk ëashtë aspak e lehtë për Benin dhe për askënd që ka një fëmijë në këto rrethana. Pavarësisht çdo gjëje, ai mbetet gjëja më e shtrenjtë e çdo prindi. Nuk është aspak e lehtë të flasësh apo të shkruash, pa u vënë më parë të paktën për një sekondë, në vendin e Benit. Ika por edhe në këto momente që po shkruaj këto rreshta, më vjen në mendje fytyra e pezmatuar e Benit dhe lotët që e tradhtonin herë pas here… Nuk ishte Beni që njihja unë, gazmor, me batuta duke mposhtur edhe hallet e jetës. Kishte ndryshuar shumë dhe brenda pak ditëve, këtyre të fundit… /Nga Blerti DELIJA/

P.S. Ben, të kërkoj ndjesë që i shkruajta këto rreshta pa të marrë leje. Nuk mund ta mbaja brenda vetes këtë takim me ty, edhe pse në një moment aspak të lehtë të jetës tënde. Janë rreshta jo të një gazetari por të një prindi, shpresoj të më mirëkuptosh. Nëse të kam lënduar sado pak, më fal!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – “Zëri i popullit- zëri i Zotit, ora e përballjes po afron…”, Presidenti Meta paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit…?!
LAJM PAS: DOKUMENTI – “Shkollat mbyllen me 2 nëntor për tre muaj”, Ministria e Shendetësisë përgenjeshtron e-mail- in që qarkullon

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

7 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

7 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • “Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • VIDEO – Shkeli sovranitetin ajror të SHBA-së, dalin pamjet e shpërthimit në ajër të balonës “spiune” kineze…
  • FOTOLAJM – Familja kryeministrore zgjedh qarkun e Shkodrës për të kaluar fundjavën, ja ku është vendosur…

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

7 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

7 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago
Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • Kryesore

Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.