Edhe një person ka ndërruar jetë në Kosovë si pasojë e korona virusit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një publikimi në Facebook.
“Në Klinikën Infektive të QKUK-së sonte në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vde kur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me CO VID 19. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Virusi CO VID-19, që nga 13 marsi kur u paraqit për herë të parë në Kosovë e deri më tash ka infektuar 224 persona, 37 prej të infektuarve janë shëruar kurse 7 kanë humbur jetën. Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tani janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.