Numri i jetëve të humbura dhe të infektuarve në Turqi është rritur. Mediat vendase raportojnë se 96 persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 906 më 9 prill, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 4.056. Kështu numri total i infektimeve ka shkuar në 42.222, tha Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca. Ministri Koca vuri në dukje se pavarësisht rritjes së numrit të testeve, shkalla e rritjes ditore të numrit të rasteve po bie dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, shkruan “daily news”.
Deri më tani, gjithsej 2,142 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa 28.578 teste janë krye. Kështu numri i testeve të kryera ka arritur 276.338. Turqia aktualisht po kuron 1.552 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv.