Shkodra muajin e fundit ka patur në dispozicion vetëm 12 tamponë për testimin e personave me Covid- 19. Informacioni është bërë publik nga ish- deputetja e Shkodrës Izmira Ulqinaku. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ulqinaku përmend rastin er punonjësit të policisë në Shkodër që ndërroi jetë nga virusi, duke e konsideruar keqmenaxhim të situatës nga qeveria. Ulqinaku thotë se kudo në urgjenca e spitale ka vetëm një thënie: “Nuk ka tamponë”. Deklarata e ish- deputetes vjen pasi u mësua se humbi betejën me Covid-19 përgjegjësi i Qarkullimit RRugor në Shkodër, Safet Morina. Më poshtë, postimi i ish- deputetes Ulqinaku.
Shkodra e harruar nga Rilindja, deri aty sa në muajin e fundit është furnizuar me vetëm 12 tamponë gjithsej.
Sot ishte vìktima e radhës nga keqmenaxhimi i situatës së Covid 19. I ndjèri ishte punonjës i Policisë së Shtetit, për të cilët Edi Rama nuk mban përgjegjësi, ai u vrà nga sistemi i kórruptuar dhe hajdútëria e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Nuk ka tamponë!” -thuhet kudo në urgjenca e spitale.
Kolegët e të ndjérit as që bëhet fjalë të testohen sepse mungojnë kitet, pasi lekët e shqiptarëve kanë shkuar në xhepat e Edi Ramës dhe miqve të tij. Nuk janë alokuar fonde për shëndetësinë në këtë periudhë pandemie.
Mjekët janë të alarmuar nga mungesa e theksuar e kiteve të testimit dhe e mjeteve mbrojtëse në spitale. Instutucionet e Shtetit po bëhen shkak i përhapjes së virusit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë Edi Rama me vartësit kryesorë të tij po bëjnë pushime luksoze pa u shqetësuar çfarë po ndodh me punonjësit e shtetit dhe me qytetarët.
Gjatë viteve të qeverisjes së Ramës, jemi ndeshur me varfëri e eksod, por shtimi i numrit të vìktimave nga keqmenaxhimi i pandemisë është e tepërt dhe e patolerueshme! Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme!
#ramaik