Njësia Vendoree Kujdesit Shendetësor – NJVKSH Shkodër, ka reaguar pas deklaratës së fortë të ish- deputetit të Shkodrës Bardh Spahia për mungesën e tamponëve për testet për Covid- 19 në Shkodër. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, NJVKSH Shkodër bën me dije se në 10 ditët e para të gushtit, janë realizuar 200 teste. Po ashtu. nënvizohet se furnizimi me tamponë për Shkodrën, është bërë rregullisht.
“?NJVKSH SHKODER pergenjeshtron deklaratat e ish deputetit Bardh Spahija per mungese te kryerjes se tamponeve nga Sherbimi i Epidemiologjise prane ketij institucioni.
?Ne 10 ditet e para te muajit gusht jane testuar rreth 200 persona te dyshuar per covid-19.
Deklarata te tilla nuk e zbehin punen e stafit mjeksor ne Shkoder te cilet vazhdojne te sherbejne duke testuar, izoluar dhe gjurmuar çdo rast te dyshuar me covid-19
Qe nga fillimi i Pandemise po punohet sipas protokolleve te vendora nga MSHMS dhe ISHP ne minimizimin e perhapjes se virusit duke izoluar cdo rast pozitiv dhe karantinuar kontaktet e tyre.
? Furnizimi me tampon per NJVKSH SHKODER ka vazhduar rregullisht qe nga fillimi i pandemise dhe ne vazhdim.”, thuhet në postimin e NJVKSH-së Shkodër në Facebook.
Më herët, ish- deputeti i Shkodrës Bardh Spahia, kishte folur për mungesë tamponësh edhe për uniformat blu. Madje, Spahia kishte prezantuar publikisht edhe një mesazh të ardhur pikërisht nga kjo punonjës policie, i cili ngrinte këtë shqetësim.
“MUNGESE TAMPONESH EDHE PER UNIFORMAT BLU NE SHKODER. QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT!
Denoncimi paraqet situaten skandaloze qe e kemi denoncuar edhe me pare ne Shkoder, tamponet me racion ose mungesen e tyre. Nje punonjes i qarkullimit rrugor humbi jeten dhe kolegeve te tij nuk u behet testi! Ngushellime familjes dhe sherim te shpejte punonjesve te tjere te rendit. As per kategorite e linjes se pare nuk pyetet si personel shendetesor e uniformat blu? Zoti kryeminister e zonja ministre e shendetesise, si mund te qendroni akoma ne detyre e kaq indiferente?
A e shikoni se deshtimi juaj po kushton jete, ndersa dukshem nuk ka as pergatitje e as masa per te shmangur kete kolaps! Zoti minister i rendit! Jane punonjesit tuaj keta qe po vdesin e jane lene ne meshire te fatit ne Shkoder!! Si mund te heshtni keshtu? Cfare soji jeni qe keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?”, shkrunate ish- deputeti Spahia në postimin e tij në faqen zyrtare, duke e shoqëruar edhe me foton më poshtë. /ShkodraWeb Media/