VIDEO – Presidenti Meta i pranishëm në Panairin e Artizanatit në Shkodër, akordon “Mjeshtër i Madh” për Zef Gjinin

Për të 8- in vit rradhazi, Bashkia e Shkodrës dhe Shoqata Kombëtare e Artizanëve të Shqipërisë, organizuar panairin e artizanatit, i cili përkon edhe me “Ditën Botërore të Artizanatit”. Sivjet, ishte e veçantë prania e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” kryetarin e Shoqatër Kombëtare të Artizanatit të Shiqpërisë, Zef Gjini.


Në fjalën e saj përshëndetëse, kryebashkiakja Voltana Ademi ka garantuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe promovimit të artizanatit dhe zejeve, si një mundësi e mirë jo vetëm për punësimin por edhe turizmin.

Presidenti Meta ka vlerësuar kontributin e Bashkisë Shkodër për zhvillimin e artizanatit, duke vënë theksin në bashkëpunimin shumë vjeçar me Shoqatën Kombëtare të Artizanatit të Shqipërisë.

Në fund të ceremonisë së organizuar në hapje të panairit, Presidenti Meta i ka akorduar Ing. Zef Gjinit titullin “Mjeshtër i Madh”. Më pas, presidenti Meta, kryebashkiakja Ademi dhe ing. Gjini, kanë vizituar stendat e artizanëve, ku kanë bashkëbiseduar nga afër me ta.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

POSTIMI I PRESIDENTIT META

I lumtur të rikthehem në Shkodër, djepin e kulturës dhe traditave, për të marrë pjesë në Panairin e Artizanatit, që synon promovimin e kësaj dege shumë të rëndësishme të kulturës, turizmit dhe ekonomisë kombëtare.

Shkodra udhëheq vendin me shembullin e saj në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe trashëgimisë sonë së shkëlqyer kulturore. Inkurajoj artizanët dhe zejtarët duarartë të mbajnë gjallë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tonë. Për këtë qëllim nevojiten politika proaktive më efikase mbështetëse në nivel kombëtar.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania