Skip to content
29 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

“Shkeljet e administratës në 2018 arrijnë 1,7 miliardë euro…”, KLSH publikon raportin: U kallëzuan 112 zyrtarë…

ShkodraWeb 4 years ago

Shkeljet e administratës për vitin 2018 arrijnë në një dëm ekonomik në vlerën e 1,7 miliardë eurove. Abuzimet dhe shkeljet e administratës u publikuan dje në raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se nga viti në vit shkeljet me dëm ekonomik janë rritur. Sipas KLSH-së, për 10 vite të periudhës 2002-2011 dëmi ekonomik ishte 47,7 miliardë lekë, ndërsa në 7 vite, për periudhën 2012-2018, dëmi është 226,7 miliardë lekë. Pra, në krahasim me dy periudhat ka një pesëfishim të dëmit ekonomik nga shkeljet. Për vitin 2018, shkeljet janë gjetur si në mbledhjen e të ardhurave, ashtu edhe të shpenzimeve.

“Në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213,9 miliardë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro: parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,1 miliardë lekësh ose 193 milionë euro.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189,8 miliardë lekësh, afërsisht 1,518 milionë euro, nga e cila: 116 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro dhe 73,8 miliardë lekë, afërsisht 587 milionë euro në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve”, thuhet në raport.

Për vitin 2018, KLSH ka depozituar pranë prokurorive, 40 kallëzime dhe indicie penale edhe 1 dosje auditimi e përcjellë për vlerësim organit të Prokurorisë. Në 41 kallëzimet dhe indiciet penale të hartuara nga KLSH, janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona, nga të cilët: 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë, 4 subjekte private, 49 nëpunës të tjerë.

Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se numri i kallëzimeve penale në 7 vitet e fundit 2012-2018, që është 307 kallëzime, është rritur më shumë se 2 herë, krahasuar me periudhën 6- vjeçare 2002-2011, që ishin 168 kallëzime.

BORXHI PUBLIK

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raport ngre edhe shqetësimin e borxhit publik. Sipas këtij institucioni, niveli i borxhit publik është 72 për qind, larg objektivit të qeverisë për ta mbajtur borxhin në nivelin 65,5 për qind. Në llogaritjen e kësaj shifre, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfshin detyrimet e prapambetura në vlerën e 19 miliardë lekëve, ndërsa qeveria thotë për to se janë në vlerën e 16 miliardë lekëve.

“Vlera e detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, çka do të sillte një deficit mbi 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por është raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme”, thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit llogarit si borxh edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH në vlerë 11 miliardë lekë. Sipas KLSH, nga hartimi i strategjinë “Për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020”, ku qeveria vendosi objektivin e mbajtjes së borxhit në 65,5 për qind, konstatohet se niveli i tij luhatet rreth 70-74 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

SHIFRAT E DËMIT

• 1,7 miliardë euro është në total dëmi i administratës, i konstatuar për vitin 2018 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit

• 1,5 miliardë euro është dëmi i konstatuar në fushën e të ardhurave

• 587 milionë euro është dëmi i konstatuar në fushën e shpenzimeve të administratës publike

• 41 kallëzime janë dërguar në Prokurori për vitin 2018, ku janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona, nga të cilët: 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë, 4 subjekte private, 49 nëpunës të tjerë

• 5 herë më i lartë është dëmi për periudhën 2012- 2018 krahasuar me periudhën 2002-2011

• 226,7 miliardë lekë ishte dëmi i shkaktuar nga shkeljet e administratës për periudhën 2012-2018

• 47,7 miliardë lekë ishte dëmi i shkaktuar nga shkeljet e administratës për periudhën 2002-2011

• 2 herë më i lartë është numri i kallëzimeve penale në 7 vitet e fundit 2012-2018, që është 307 kallëzime krahasuar me periudhën 6-vjeçare 2002-2011, që ishin 168 kallëzime. /Burimi:PanoramA/

Continue Reading

LAJM PARA: STATISTIKA/ Më shumë se gjysmën e parave në banka e zotërojnë “pasanikët” ose vetëm 3,7% e shqiptarëve…
LAJM PAS: SKEMAT E PËRDORURA/ Ja si u pastruan “paratë e pista” në Shqipëri gjatë vitit 2018…

TË FUNDIT

Sa vite duhen për të blerë shtëpi në Shqipëri dhe Europë…?
  • Ekonomia

Sa vite duhen për të blerë shtëpi në Shqipëri dhe Europë…?

4 weeks ago
Rrëzohet Bordi i Transparencës për çmimet e ushqimeve, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

Rrëzohet Bordi i Transparencës për çmimet e ushqimeve, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD…

1 month ago
VIDEO – “Kujdes! Ja si po mashtrohen bizneset…”, Drejtoria e e Përgjithshme e Tatimeve shpërndan pamjet…
  • Aktualitet

VIDEO – “Kujdes! Ja si po mashtrohen bizneset…”, Drejtoria e e Përgjithshme e Tatimeve shpërndan pamjet…

1 month ago

TË FUNDIT

  • Fëmijëria, familja, fisi dhe marrëdhënia e tij me Shkodrën, rrëfimi i veçantë në vetë të parë i Benet Becit…
  • “Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • “Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • “Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • “Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha”, Spartak Braho “skanon” ish- kryeministrin dhe tregon “planin” që ai ka…

TË FUNDIT

Fëmijëria, familja, fisi dhe marrëdhënia e tij me Shkodrën, rrëfimi i veçantë në vetë të parë i Benet Becit…
  • Kryesore

Fëmijëria, familja, fisi dhe marrëdhënia e tij me Shkodrën, rrëfimi i veçantë në vetë të parë i Benet Becit…

8 mins ago
“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • Kryesore

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës

3 hours ago
EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…

3 hours ago
“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • Aktualitet

“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.