Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FENOMENI – Si po “varfërohen” politikanët pasanikë, pronat po kthehen në para virtuale apo kripto monedha…

ShkodraWeb 8 April, 2024
kripto monedha 2024

SPAK është lëshuar tashmë në sulm. Ndërsa po flitet për oficerë të lartë policie e zyrtarë të institucioneve të drejtësisë që bashkëpunojnë me krimin, SPAK po bën kërdinë mbi politikanët. Në faktë, këto 34 vite, pa më të voglin dyshim janë ata mëkatarët e mëdhenj. Ndryshe nga kriminelët që janë pasuruar përmes aktiviteteve të rrezikshme të jashtëligjshme- kryesiisht trafiqe, përgjithësisht politikanët apo “kriminelët me kollare” janë pasuruar përmes parave publike, praktikisht duke u futur dorën në xhep qytetarëve.

Por gjithë kjo pasuri e akumuluar në mëse 30 dekada, po vjen momenti që të zbulohet. Shumë politikanë në nivele të larta, po sajojnë divorcet me shpresën që pasuritë e paluajtshme por edhe ato në banka zyrtare e jo zyrtare, të kalojnë në favor të bashkëshortëve. Por ky është vetëm hapi i parë. Edhe nga bankat, paratë po zhduken me shpejtësi. Ato madje, as nuk po investohen. Rruga për të humbur çdo gjurmë nga bashkëshortët “e divorcuar” të parave të korrupsionit e abuzimit me pozitat e pushtetit, po investohen në para virtuale apo kripto monedha.

Edhe pse jo ligjor, biznesi i kripto monedhave është rritur ndjeshëm. Tashmë edhe rrjetet sociale janë përmbytur nga reklama të ndryshme, për fitime mijëra apo qindramijë euro që sigurohen gjoja lehtësisht nga “minierat”, siç quhen në gjuhën e rrjetit. Skema është shumë e thjeshtë. Paratë CASH, pasi dalin nga bankat, përmes “ndërmjetësuesve”, gjoja “investohen” në kripto monedha. Pra, po themi “investohen” 10 mijë euro dhe pas disa javëve apo muajve, në një llogari bankare depozitohen 100 mijë apo 1 milion euro, të gjitha këto të fituara përmes “investimit” minimal të bërë. Kështu, paratë kthehen “të pastra”, të pastruara nga qindra kompani online që kanë synim pikërisht t’ ju “mësojnë” si fitohen para lehtësisht përmes kriptomonedhave. Realiteti është krejt ndryshe: Paratë CASH investohen duke blerë kriptovaluta me kursin e momentit dhe pas një farë kohe, e njejta shumë nga virtuale, futet sërish në banka si CASH por e pastër, me burim të deklaruar fitimi. Madje, “kriminelët me kollare”, pranojnë edhe një marzh humbje 10- 20 përqind, në varësi të luhatjes së përditshme të kripto monadhave. Dhe nuk u kushton asgjë, pasi janë para pa mund, thjesht të vjedha nga publiku përmes korrupsionit e trafikut të influencave të pushtetit e lidhjeve okulte.

E njëjta gjë po ndodh edhe me pronat e paluajtshme. Ato po shiten nga “bashkëshortët e divorcuar”, paratë CASH po kthehen në para virtuale për tu rikthyer sërish në CASH, në llogari bankare, kryesisht jashtë Shqipërisë. Kështu, janë të shumtë politikanët që tashmë po investojnë në prona jashtë vendit, nga Europa në SHBA, Kanada e përtej. Edhe në emrat e tyre por edhe të “presta nome- ve” të besuar. Çdo gjë e justifikuar, pasi kripto monedhat janë jashtë kontrollit. Siç thamë më sipër, mund të deklarosh se ke investuar 10 mijë euro para 10 viteve dhe sot ato janë bërë 1 milion apo 10 milion euro.

Sigurisht, kjo është një skemë që tashmë e njohin dhe po e vëzhgojnë edhe SPAK e agjensitë e tjera ligjzbatuese. Vështirësia më e madhe si në çdo hetim, është gjetja e gjurmëve, vërtetimi i lëvizjeve për të krijuar prova. Është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri e shumë vende por është në ekspansion të madh, deri në diskutimin e heqjes fare nga qarkullimi të monedhave tradicionale apo kartave të kredit/ debitit. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Dyshimet e para janë për gabim njerëzor”, kryebashkiaku Beci reagon aksidentin e mjetit të policisë bashkiake
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 9 prill 2024…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.