Shifrat alarmante në Shqipëri, 4% e adoleshenteve janë bërë nëna ose janë në pritje për tu bërë

Shqipëria vazhdon të pësojë rënie të lindshmërisë nga vit në vit, por ajo që ka pësuar një rritje të lehtë dhe shihet si një problem nga specialistët është numri i lindjeve tek vajzat adoleshente.

Sipas studimit demografik, 4% e adoleshenteve janë bërë nëna ose janë në pritje të fëmijës së parë. Në periudhën 2008-2009 lindja në moshë minore ishte në nivelin 3%.

Ekspertët kanë vënë në dukje se 2% e adoleshenteve kanë tashmë fëmijë, ndërsa më shumë se 1% janë shtatzëna. Përsa i takon lindjeve totale apo që vihet re, është rritja e fertilitetit duke bërë që çiftet shqiptare të lindin gjithmonë e më pak fëmijë.

Edhe sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 ka pësuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 111 lindje, ndërsa më i larti regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.287 lindje.

Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Vlorës me 31,3 % dhe qarku i Korçës me 28,7 %. /Burimi:Tv Klan/