Atonjeta Pero, një veprimtare e shquar sociale në Shkodër e përtej, sapo ka publikuar një histori të trishtë. Në qendër të saj, është një mësues 37 vjeçar në gjimnazin “Dodë Kaçaj” në Bajzë. Fatjoni, siç e prezanton Pero, vuan nga një sëmundje e rrallë neurologjike, e cila përveç paralizës, mund ti marrë edhe jetën me kalimin e kohës.
Mësuesi Fatjon, është prind i një djali 6 vjeç dhe një vajze 11 muajshe. Në Shqipëri, është e pamundur që sëmundja të kurohet. Kjo mund të bëhet vetëm jashtë vendit, më konkretisht në Gjermani. Aty 37 vjeçari mund të gjejë shpëtimin e jetës dhe të rikthehet në jetën e plotë aktive në sherbim të familjes, nxënësve të tij dhe komunitetit. Pero kërkon sensibilizimin e të gjithë shqiptarëve, aq më shumë që shifra nuk është e stërmadhe, 19.500 euro për terapinë fillestare. Antonjeta Pero shkruan në masazhin e saj në Facebook:
MIQ,
Ky është Fatjoni 37 vjeç mësues historie në gjimnazin ne Bajze, prind i një djali 6 vjec dhe një vajze 11 muaj. Në Prill 2019 mori vesh diagnozën e tij, një semundje e rrallë neurologjike me emrin sklerozë laterale amiotrofike. Për fat të keq sëmundja prek qelizat nevore dhe çon në paralize deri ne vdekje.
Për momentin i duhet një terapi në Kliniken ANOVA IRM ne Frankfurt Offenbach (https://www.anova-irm.com/…/amyotropic-lateral-sclerosis-als) e cila ofron një terapi me sekretome të qelizave staminale, që rigjeneron qelizat, që sëmundja dëmton. Lutemi ta ndihmojmë Fatjonin, të përmirësohet sado pak, me shpresën që së shpejti një kurë do nxirret për semundjen. Terapia me fillestare kushton 19.500 Euro.
TË GJITHË BASHKË MUNDEMI!
Te dhenat bankare: Brilanda Sulejmani
Raiffeisen llogaria ne Euro: 0003938987
IBAN: AL93202510020000000003938987
Raffeisen Llogaria ne leke(All). 3601938987
IBAN: AL91202510190000003601938987
Llogaria në GoFundMe për të ndihmuar me sa keni mundësi, klikoni KËTU
Mesazhit të Antonjeta Peros, i bashkohet edhe ShkodraWeb Media, me shpresën dhe besimin se do të jetë të shumtë ata që do të impenjohen për ti shpërtuar jetën Fatjonit. Duke nisur nga shoqatat, fondacionet, personat që kanë mundësi financiare dhe ekonomike por edhe nga ata që nuk kanë, të paktën për të përhapur mesazhin sa më shumë. Të gjithë bashkë i’a dalim, sepse shqiptarët kanë zemër të madhe dhe Fatjoni, familja e tij, fëmijët e bashkëshortja, nxënësit e gjimnazit “Dodë Kaçaj” në Bajzë, i kanë sytë nga ne! /ShkodraWeb Media/