Ka nisur zbatimi i urdhrit të ri për zonat Schengen, pas përcaktimit të kritereve nga kreu i policisë më 1 gusht. Ditët e fundit janë kthyer 55 shqiptarë në pikat kufitare të Shqipërisë. Ata s’janë lejuar të fillojë udhëtimet jashtë vendit. Sipas raportimeve, 39 vetë janë kthyer nga Rinasi, ndërsa 10 të tjerë nga pikat kufitare. Sipas policisë, udhëtarët e kthyer nuk kanë përmbushur kriteret. /BALKANWEB/