Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, bëri me dije sot hapat që Partia Demokratike pritet të ndërmarrë përsa i përket rregullsive të shumta të raportuara si gjatë fushatës zgjedhore ashtu edhe gjatë procesit të numërimit.
Në një prononcim për mediat, Kaso tha se në një mënyrë ose në një tjetër do të ketë rinumërim të votave në qarqe ku parregullsitë kanë qenë të shumta, pasi PD ka përgatitur raporte të hollësishme, të cilat sipas tij i ka dorëzuar edhe tek ndërkombëtarët.
“Zonat më problematike ju e dini se e keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminaliteit si ajo e Elbasanit dhe e Shijakut. Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që cojnë në rinumërimin e një numri të caktuar votash.
Sigurisht që të gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzuar faktorit ndërkombëtar”
Sipas Kasos, PD ka si detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar që të zbardhë metodat e përdorura për manipulimin e rezultatit në qarqe të caktuara.
Ai tha se deri më tani janë depozituar mbi 140 denoncime për shkelje të procesit elektoral në prokuroritë e përgjithshme, dhe 40 padi në SPAK.
“PD së pari ka detyrimin të hedhi dritë sado të errët të këtij procesi zgjedhor, ajo farë presim është vënia në dispozicion e provave për manipulimin e një procesi zgjedhor, dhe ajo cfar ka ndodhur nuk duhet të pranohet dhe përsëritet jo vetëm në Shqipëri por askund. Nëse memoria nuk më tradhëton kemi depozituar mbi 140 kallëzime në prokurori të zakonshme dhe 40 prej tyre në SPAK. Sigurisht në varësi të zbulimeve do të kërkohet përfundimisht rikuperimi i ligjshmërisë së procesit nëpërmjet mekanizmave përkatës”
Ivi Kaso nuk foli për qarqet ku pretendon PD se ka humbur mandate por i sigurt është se në numrin e madh të votave të pavlefshme lëvizin disa mandate të cilat mund të jenë të opozitës.
“Nuk kam për të dhënë një numër të mandateve të PD, të cilat janë mohuar, sepse kjo çështje është diskutuar edhe nga të tjerë por mund të them se lëvizin disa mandate në numrin e lartë të votave të pavlefshme, mandate që janë të opozitës