Ka startuar në orën 18:00, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, përballja mes Vllaznisë dhe Teutës, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e trajnerit Brdariç, kërkojnë të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Tiranës, për të qenë deri në fund të kampionatit në luftën për titullin kampion.
Përballje vendimtare edhe për durrsakët e Edi Martinit, që kryesojnë kampionatin me 55 pikë në 30 ndeshje. Të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare për këtë përballje, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë që kanë në dispozicion.
VLLAZNIA-TEUTA 0-0
KOMENTI LIVE:
Në minutën shtesë të akorduar nga gjyqtari Hamiti, nga rivënia anësore Gurishta fut një top në zonë, portieri Frashëri bën dalje të gabuar, topi përfundon tek Dilaver i cili gjen shtyllën pingule të portës.
Më e qartë skuadra e Vllaznisë në këto minuta të para, që përpiqet të krijojë aksione të rrjedhshme sulmuese në portën kundërshtare.
Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet nga fusha kapiteni Arapi i dëmtuar, vendin e tij e merr Kuros.
Teuta fiton goditjen e parë nga këndi në këtë përballje.
E pabesueshme çfarë humbet Demir Imeri, në afërsi të pikës së penalltisë. I vetëm brenda zonës, pas asistit të Markut, mesfushori ka gjuajtur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.
Ka startuar supersfida në “Loro Boriçi”, shkodranët luajnë topin e parë nga qendra.
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku, Imeri, Da Silva, Hoxhaj, Dilaver Trajner: Th. Brdariç
Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, E.Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Krasniqi, . Trajner: E. Martini