Vllaznia- Teuta eshte sfida qe pritet me shume interes dhe do te startoje ne stadiumin “Loro Boriçi” pas me shume se 30 minutash. Te dy ekipet do te synojne fitoren qe i afron edhe me shume me arritjen e objektivit te tyre.
Me e vendosur per te fituar duket se eshte Vllaznia te ciles i ben pune vetem fitorja ne kete takim. Kjo duket qarte edhe ne formacionin qe do te hedhe ne fushe trajneri Brdariç, nje formacion sulmues.
Keshtu ne porte do te jete i zakonshmi Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Shehi, Adili dhe Isaevski.
Dyshja e qendres se mesfushes do te jete e formuar nga Krymi dhe Marku, nderkohe qe para tyre do te jete treshja tjeter e perbere nga Imeri, Da Silva dhe A. Hoxhaj.
Keta tre te fundit do te jene ne mbeshtetje te Dilaver dhe padyshim qe te gjithe duan te arrijne te shenojne sa me shpejt per ta patur ne kontroll me pas lojen.