Ish-deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së ‘Astirit’ në Unazën e re të Tiranës. Para mediave ai i ka bërë thirrje qeverisë që të dëgjojë qytetarët.
“Këta shqiptarë i kanë dhënë votën dhe duhet t’i dëgjojnë. Të diskutojnë me banorët. Veliaj nuk mund t’i quajë shpellarë, as Rama nuk mund t’i quajë zabtues. Edhe nëse kanë qënë zabtues, pas 20 vitesh që jetojnë këtu, tani janë bërë pronarë,” ka thënë Eduart Ndocaj.
Vërehet një ndryshim i pamjes së “kaubojsit”, i cili ka hequr kapelen, ka lënë mjekër dhe në krahun e majtë i dallohet një spilë me flamurin kombëtar. Para disa javëve, ai u vetëkandidua për kryetar të Bashkisë së Lezhës. Sot është parë në mes të protestuesve.