
Mundja shqiptare ka shënuar sot një rezultat historik në grupmoshën e të rinjve. Mundësi Eriglent Prizreni arriti të renditej në vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Tampere të Finlandës.
Prizreni garoi në stilin e lirë në peshën 60 kg. Në klasifikimin e përgjithshëm morën pjesë 21 konkurrentë nga e gjithë bota.
Mundësi i radhës që do të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në këtë Botëror do të jetë Paris Karepi i cili do të garojë po në stilin e lirë, në peshën 120 kg./panoramasport/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!