Reparti i Neutralizimit të Elementëve të Armatosur kanë nisur një aksion mbrëmjen e sotme në disa qytete të Shqipërisë si Durrës, Lezhë, Shkodër, Laç, Mamurras dhe disa zona të tjera.
Mësohet se forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në makina e biznese të ndryshme. Në fokus të kërkimeve të ‘maskave të zeza’ janë personat që qarkullojnë me armë zjarri si dhe të shpallurit në kërkim për krime të ndryshme.
Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona në komisariate të qyteteve të ndryshme, por identitetet e tyre nuk dihen ende.