
Dëshira iu bë realitet, Lindon Selahi do të veshë bluzën kuqezi të kombëtares, pavarësisht se për momentin futbollisti i Standart Liezh nuk do jetë i grumbulluar me ekipin A, por me U-21 e Alban Bushit.
Në lidhje me këtë ftesë 19-vjeçari është shprehur: “Kam patur mundësi të luaj me Maqedoninë, Belgjikën, Kosovën dhe Turqinë. Por zgjodha me zemër. Më pëlqen shumë Taulant Xhaka.”
Selahi është me origjinë nga Kumanova, por historia e tij është shumë e veçantë. Gjyshi i tij ka emigruar në Turqi, më pas i ati në Belgjikë.
Mesfushori ka debutuar këtë sezon me ekipin e tij belg, ndërsa në finalen e kupës pasi fitoi u shfaq në fushë me flamurin shqiptar, duke i dhënë një sinjal të qartë FSHF-së se cila ishte dëshira e tij për kombëtaren./balkanweb/