
Vonë, kur kam dalë në përëndim e kam kuptu, kam ba lidhjen e 1 Majit komunist me karnevalet e krishtena… Femijë kam dalë me gëzim për 1 Maj se ishte prandverë dhe duhej veshë me petka të reja…
Parakalimet ishin të ngjashme me Fashingszug siç quhet në botën gjermane e këto i përjetova në Graz kur isha student në Karl Francenz Universitet në vitet 90…
Pra komunistët thjesht kishin vjedhë ritualin e krishtenë, ashtu siç kishin vjedhë edhe atë të pemës së Krishtlindjes… “Dikur ku vjedhshin nji kalë e lyjshin me bojë, mirëpo ajo binte shpejt.”- thotë nji fjalë…
Unë nuk e njoh Benet Becin e as kam pasë të mirë e as të keqe prej tij, porse takimin e tij me Arqipeshkvin e Shkodrës për hir të datës së karnevaleve, e gjej si gjest fisnik të njeriut që do me pa përpara, porse pa i shkelë askujt në kallo e në të drejtën e vet.
Uroj që nji gja të tillë me e ba edhe për pempn e Krishtlindjes dhjetorin që po vjen sepse kjo pemë ka traditë qindravjeçare në qytetin tonë dhe asht vendosë si nën osmanët ashtu edhe nën komunistët, megjithëse dënoheshe në të dyja rastet.
Karnevalet në mbarë botën e krishtenë janë kritike, edhe origjina e tyne e tillë ka qenë, me kritiku nji herë në vjet të pushtetshmit… Në Austri fshatarët visheshin si ipeshkevi e feudalët dhe qeshnin me dobësitë e veset e tyne…
Unë kisha dashtë që midis të Pjacës, në vend të Marios e Luigjit që drejton trafikun, të kishin vendosë ato, të cilat për 6 vjet e shkatërruen kulturën në Shkodër…
Porse me sa duket, këtë duhet me e ba unë në dramën e ardhshme se askush nuk e mori përsipër sivjet… Pra Karnevale e Kreshme të mbara, mikesha e miq, bashkqytetasit e mi.
P.S. Për fanatikët e rreptë: Të krishtenët nuk mbajnë të Kreshme të dielën. /Nga Gjergj Jozef KOLA, Austri, publikuar në Facebook/