
Ndërsa janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetar të degëve të PD- së Shkodër e Malësi e Madhe, të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, kanë ardhur edhe reagimet nga palët kontestuese të këtij procesi.
Në rrjete sociale janë publikuar dy deklarata, njëra në një faqe në Facebook të quajtur “Partia Demokratike Dega Shkodër” ndërsa tjetra në profilin e Anton Kokaj, kryetar i PD- së Malësi e Madhe. Siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet në degët e tjera, kontestohet procesi i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, i cili po shkon drejt finalizimit.
Siç edhe mund ta konstatoni vetë, është një reagim standart, i njëjtë në të dy rastet, duke ndryshuar vetëm emertesat në krye dhe në fund të këtyre deklaratave. Me gjasë, janë deklarata të përgatitura nga ajo që vazhdon të quhet akoma PD e kryesuar nga i ashtëquajturi kryetar i komanduar Enkelejd Alibeaj në Tiranë.
Deklarata të ngjashme janë bërë edhe për zgjedhjet e degëve të tjera, por nuk kanë ndikuar në frenimin apo ndalimin e këtij procesi. Sipas gjasave, edhe në Shkodër e Malësi e Madhe do të ndodhë e njëjta gjë. Me 25 prill 2022 në mbrëmje, do të mësohen emrat e kryetarëve të degëve të PD- së në Shkodër e Malësi e Madhe.
Ndërkohë, siç dihet beteja ligjore për PD- në është zhvendosur në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku Alibeaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë që legjitimoi Komisionin e Rithemelimit të PD- së.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!