
Ngjarja e rëndë e mëngjesit të së shtunës ka ngjallur reagime të shumta, sidomos në rrjetet sociale. Ata që i kanë njohur dhe nuk i kanë njohur vëllezërit Bilali, shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe. Ndërkohë, gazetarja e mirënjohur e Shkodrës, Kozeta Bruçaj ka shkrujtur me indinjatë dhe tone të forta lidhur me ngjarjen. Për shkak të profesionit, Bruçaj ka patur mjaft kontakte me vëllezërit Bilali, të cilët i ka patur të ftuar në studio por edhe ka realizuar emisione në terren. Më poshtë, postimi në Facebbok i gazetares Bruçaj.
TURP SHTETIT
TURP KUJDO QE MBAN LEPURIN NE BARK DHE KA HEQUR DORE NGA REAGIMI.
Vriten njerezit diten per diell, ngujohen brenda ne mungese te pershpejtimit te procesit te drejtesise, zhduken prova, nje qytet qe vetem viktima prodhon dhe vrases. Te hiqet e drejta e jetes pa e dhene as deshmine me te vogel para drejtesise, te bie shorti i eleminimit vetem se u ke ngritur dyshime maskarenjve. Sedra dhe krenaria “te marrin ne qafe”, u vrasin syte keto dy virtyte ekzekutoreve.
LAMTUMIRE ASTRIT DHE BRAHIM BILALI