
Prej disa orësh rrjetet sociale janë ngarkuar me përjetime të ndryshme lidhur me ngjarjen e rëndë në Kiras të Shkodrës mengjesin e të shtunës. Dhjetra persona që kanë njohur vëlezërit Brahim e Astrit Bilali por edhe të afërmit e tyre, përcjellin mesazhet e tyre dhe ngushllimet për humbjen e tyre. Në profilin në Facebook të Astrit Bilalit por edhe në atë të djalit të tij Asmer, familjarë, miq e të njohur shkruajnë dhe shprehin ngushëllime. Ngjarja ka ngjallur ndjeshmëri të lartë dhe po përcillet dukshëm në rrjete sociale. Më poshtë, vetëm disa nga shënimet apo mesazhet në Facebook.