Një 44 vjeçar ka përfunduar në pranga teksa qarkullonte me pistoletë në brez në rrugët e kryeqytetit. Një shtetas i identifikuar me inicialet G.T. është kallëzuar nga vetë qytetarët në numrin 112. Nuk ka vonuar dhe menjëherë policia i ka vënë hekurat. Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi ishte “kontigjent” pasi më herët ishte kapur dhe madje dënuar për vjedhje. Ditët e fundit ka një shtim të kallëzimeve apo denoncimeve përmes telefonit nga vetë qytetarët për elementë të tillë.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit:
T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.