
Detaje të reja vazhdojnë të dalin nga ngjarja e rëndë në Kiras të Shkodrës mëngjesin e të shtunës. Sipas burime prane grupit hetimor ne Policine e Shkodres bëhet me dije se ne momentin e pritës njeri nga vellezerit Bilali ka qene në posedim të një pistolete. Mesohet se ne momentin kur autoret e pritës kane shtënë ne drejtim te dy vëllezërve, 59 vjecari Astrit Bilali i eshte kunderpergjigjur atyre duke shtënë me pistolete.
Pervec deshmive ne vendngjarje, kjo eshte vertetuar dhe nga gjetja e gezhojave ne vendin e ngjarjes nderkohe qe pistoleta eshte gjetur prane trupit te Astrit Bilalit ne vendin e ngjarjes.
Nderkohe sa i takon makines se djegur nga autoret, blute e Shkodres bejne me dije se pervec se me targa te falsifikuara ky mjet eshte deklaruar i vjedhur qe ne muajin dhjetor te 2018-es.
Nga ana tjeter ne brendesi te mjetit tip Benz, eshte gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila eshte perdorur ne vrasjen e dy vellezerve bilali. Blute e Shkodres kane shoqeruar mbi 15 persona per kete ngjarje nderkohe qe ende nuk jane identifikuar autoret te cilet ekzekutuan ne deren e shtepise dy vellezerit Bilali mengjesin e se shtunes ne Shkoder. /Burimi:Shqiptarja/