Lorius Karius, të shtunën e 26 majit në finalen e “Champions League” bëri paraqitjen më të keqe të karrierës, duke i dhuruar Real Madrid thuajse 2 gola.
Disa orë më pas në media u publikuan pamje të një momenti kur Ramos kishte goditur me bërryl portierin, pak para se të gabonte, duke i dhënë mundësinë tifozëve të mendonin për hipoteza të cilat e bënin të pafajshëm portierin.
Raportimet e fundit i mbështesin plotësisht hipotezat. Sipas “ESPN” Karius me këshillimin e mjekëve të Liverpool është nisur drejt SHBA ku i është nënshtruar një vizite neurologjike.
Po ky burim shkruan se stafi mjekësor i klubit anglez ka menduar se portieri gjerman mund të ketë pësuar një tronditje cerebrale pas përplasjes me Sergio Ramos.
Nuk dihet nëse ky ka qenë me të vërtetë shkaku i gabimeve të Karius, por shto këtu edhe dëmtimin e Salah, Ramos edhe pse nuk shënoi gola patjetër që ka ndikuar shumë në rezultatin përfundimtar të takimit.