Banorët e rrugës Toplana, Bleran, protestuan dje për kushtet në infrastrukturën rrugore. Së bashku me zotin Tonin Deda, administrator i Njësisë Rrethina, vajtëm dhe i dëgjuam këta banorë duke i bërë të qartë planet e këtij viti buxhetor nga qeverisja lokale, por edhe një vëmendje të shtuar nga qeveria Basha nesër.
Gjatë vitit 2021, me iniciativat e Bashkisë Shkodër, do të alokohen rreth 350 milionë lek të vjetra vetëm për asfaltime në zonën Bardhaj e Bleran, pa llogaritur rehabilitime të ndryshme rrugore, struktura të kanaleve, shkolla, etj. Edhe problematika disa vjeçare në rrugën Toplana do të zgjidhet shumë shpejt pasi procedurat e prokurimit kanë nisur tashmë.
Vizioni i Partisë Demokratike është i qartë! Investimet në vitet e fundit në këto zona do të pasohen me të tjera, të shumëfishuara, duke e kthyer Njësinë Rrethina në një pjesë integrale të qytetit.
Ju bëj thirrje të dilni e të votoni masivisht Partinë Demokratike me 25 prill, pasi kjo është mënyra e vetme ti ndryshojmë fatet vendit tonë! /Publikuar në Facebook nga kandidatja për deputete e PD- së Shkodër Greta Bardeli Gjoni/