
Partia Bindja Demokratike vazhdon takimet me mbështetësit në Qarkun e Shkodrës. Ndalesa e radhës ka qenë Njesia Administrative Guri i Zi dhe pikërisht fshati Rrenc. Ka qenë drejtuesi politik dhe kandidati Tonin Uldedaj, i shoqëruar nga kandidatja tjetër e Bindja Demokratike Irena Hoxha, që kanë takuar banorët e kanë bashkëbiseduar me ta.
“Së bashku me kandidaten e Bindjes Demokratike Irena Hoxha, patëm një takim me disa nga mbështetësit tanë në Rrenc, Guri i Zi.”, shkruan në publikimin e tij në faqen zyrtare në Facebook Tonin Uldedaj. Kjo forcë politike ka deklaruar se synon të marrë mandat nga qarku i Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!