Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Protesta e 8 janarit para PD- së, 34 të arrestuarit dalin nga burgu, prokuroria tërhiqet nga disa akuza…

ShkodraWeb 11 January, 2022
protestaa pd 8 janar 2022 a

Ashtu siç pritej, Prokuroria ka mbajtur qëndrim tolerant ndaj 34 të arrestuarve nga policia për protestën e 8 janar dhe që janë mbështetës të të dyja palëve në PD.

Ndaj dhjetë të ndaluarve prokuroria është tërhequr nga akuza e shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse duke nënvizuar dëshmitë e tyre qe deklarojnë se kishin shishe me ujë dhe i flakën e që gjithashtu këmbëngulin se ishin brenda PD mbasi u thirrën për mbledhje nga lideri i tyre.

Duke u qëndruar vetëm katër akuzave ndaj te 34 te prangosurëve, prokurori i çështjes, Elio Mazreku i kërkon gjykatës që të vendosë 29 masa detyrimi me paraqitje dhe për pesë prej tyre arrest shtëpiak. Masat më të rënda janë ndaj shtetasit Sokol Krasniqi për te cilin thuhet se ka patur me herët precedentë penale, Xhevahir Georgev, i depërtuar nga Belgjika, Hajredin Gjura, sepse kreu veprime të dhunshme ndaj policisë dhe u konstatua me shkopinj në duar, Dyleman Marku sepse nga kamerat shfaqet duke hyrë dhunshëm brenda selisë dhe Denis Luku, sepse shfaqet ne kamera me levë në duar.

Ky i fundit fillimisht sipas materialit rezulton se ka mohuar te ngjante me personin ne kamera, por me pas ka shtuar “ne rast se kam qenë unë, levën e gjeta aty dhe desha të hyj paqësisht brenda por duke qenë se dera ishte e mbyllur përdora sende për ta hapur”. Të gjithë ata për të cilët akuza kërkon arrest shtëpiak janë mes tubuesve që u thërriten për tu bashkuar në shtëpinë e lirisë nga grupi i rithemelimit

Prokuroria thotë ne materialin e dorëzuar gjykatës se policia ishte vënë ne lëvizje dy ditë para protestës ne datën 6 janar kur në komisariatin digjital ishte përcjellë një raportim anonim për persona të dyshimtë brenda PD dhe bashkangjitur një fotografi. Por nga verifikimet e menjëhershme të seksionit të hetimit të krimeve është verifikuar vetëm identiteti i njërit prej tyre si dhe i sanitares së PD, përmendet më tej.

Informacionet e mëpasshme vërtetojnë se policia ka mbajtur nën mbikëqyrje në rrjetet sociale të dyja grupimet, ku grupi i rithemelimit ka njoftuar grumbullimin para PD, kurse më pas ne facebook janë konstatuar 10 persona duke luajtur me një instrument muzikor midis te cilëve Florenc Hoxha.

Në dosje theksohet se policia u vu ne dijeni nga policia lokale se qytetarë po udhëtonin ne drejtim te kryeqytetit nën dyshimet se do përfshiheshin ne veprime te dhunshme ndaj njëri tjetrit dhe selisë.

Sa i takon ndërhyrjes policore ne dosje nënvizohet se me gjithë planin e masave, ne datën 8 janar policia u njoftua për ndihmë nga një qytetar brenda PD ne orën 12.50. Ai tha se ndihej i kërcënuar, por mbas një njoftimi te dytë ne sallën operative ne orën 13 nga ana e deputetëve te PD, policia ka ndërhyrë menjëherë. Veç këqyrjes se kamerave, administrimit te sendeve dhe mjeteve qe dyshohet se u përdorën për hapjen e dyerve te blinduara, policia shton se ka pyetur 16 persona mes tyre edhe sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi. /TCH/

Post navigation

Previous: VIDEO – Nuk ndalet “shqiponja” Armando Broja, titullar dhe sërish golshënues me Sauthempton…
Next: “Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë”, Basha jep mesazhin e parë pas përjashtimit të Berishës

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.