ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Prokuroria përgjigje PD-së, Bardhi: U provuan akuzat tona për Agim Kajmakun e Vorës…

Prokuroria konfirmon akuzat e Partisë Demokratike nga kryebashkiakut të PS në Vorë, Agim Kajmaku, është shtetasi Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

Në një dalje për media, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, deklaroi se vetëm pak minuta më parë në selinë e PD ka mbërritur përgjigjja e Prokurorisë, në të cilën është konfirmuar përputhshmëria e shenjave të gishtërinjve të Agim Kajmakut me Jorgo Toton.

“Më 20 gusht 2019 PD solli fakte se Kajmaku, i Vorës, ishte një person që ishte arrestuar në flagrancë, në kërkim ndërkombëtar në Greqi. Me ndihmën e Ramës, ai u përpoq të vazhdonte mashtrimin publik se në fakt Jorgo Toto ishte një person tjetër dhe jo ai. PD solli fakte të pakundërshtueshme se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, ishte Agim Kajmaku, kandidati i Ramës për Bashkinë e Vorës. Sot denoncimi i PD është provuar zyrtarisht nga Prokuroria, e cila ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga PD.

Në vendimin e Prokurorisë, i mbërritur pak në më parë në PD, rezulton se zyra qendrore kombëtare e Interpol Tirana, më 24.09.2019. ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga Interpol Athinë rezulton se nga gjurmët e gishtërinj te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët që gjenden në Greqi, ka përputhshmëri të plotë. Prokuroria ka sqaruar se shtetasi Kajmaku, nga verifikimet e kryera, është provuar se Kajmaku dhe Tota është i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e TIM-s”, tha Bardhi. /Deklarate e PD lexuar nga Gazment BARDHI/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.