ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ “Asgjë nuk ka ndodhur, probleme ka sa të duash…”, deputetja që u bë hit javën e kaluar flet për medit…

Javën e shkuar u përfol shumë në rrjetet sociale një fjalim i deputetes Majlinda Halilaj e cila zëvendësoi Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai vendosi të dorëzojë mandatin, pasi ne seance plenare u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”. Pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, deputetja nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thotë në vijimësi “Koporatë”.

Sot, deputetja është pyetur nga gazetarët jashtë godinës së Parlamentit. E veshur me të zeza, teksa fliste në telefon, Halilaj nuk e uli aparatin në asnjë moment për të shmangur mediat, për të cilat dha dy përgjigje të shkurtra.

“Asgjë nuk ka ndodhur”, tha ajo kur u pyet nga gazetarët se çfarë i kishte ndodhur javën kur ajo mbajti fjalim në Parlament.

Dhe “Probleme ka sa të duash”, iu përgjigj pyetjes se cilat ishin problemet që i kishte ngritur elektorati që e ka votuar në takimin që ka pasur me ta.

Sakaq, pak ditë më parë, Halilaj reagoi me një status në FB për situatën e krijuar nga fjalimi i saj dhe shpjegonte se:

“Per cdo gabim ka nje arsye, nuk gjykohet njeri nga gabimet por nga mendimet qe ka. Sot per arsye shendetesore te problemit me syrin nuk isha e qarte per qytetaret”.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.